Franca: Veprimet e njëanshme kontribuojnë në rritje të tensioneve në veri
Pas ShBA-së dhe BE-së, ka reaguar edhe Franca lidhur me veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës.
Parisi zyrat, në një komunikatë për medie, ka bërë të ditur se janë të shqetësuar për veprimet e fundit që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në Veri të Kosovës.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Francës, këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet e vazhdueshme. /Kosova.info/
