Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu kosovar.

Parisi kërkon që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme tranzicioni për këtë.

“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës”, thuhet në qëndrim.

Go to TOP