Forumi Intelektual E30 sfidon Konjufcën: Transparenca e Kuvendit nën pikëpyetje për kontratat e fshehta
Forumi Intelektual Europa 2030 (E30) ka ngritur shqetësime të reja për mungesën e transparencës në prokurimin publik të Kuvendit të Kosovës.
Duke denoncuar kontratat e negociuara pa publikim, E30 ka kritikuar procesin si një shkelje të parimeve demokratike dhe menaxhimit të përgjegjshëm të fondeve publike.
Në një deklaratë publike, Forumi ka adresuar Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca duke kërkuar llogaridhënie dhe publikimin e detajeve mbi kontratën prej 125,000 eurosh, duke paralajmëruar për rrezikun e mungesës së përgjegjësisë institucionale. /Kosova.info/
