Forcat ruse sulmojnë Zaporizhzhia, tre të vdekur nga bomdardimet në një ndërtesë banimi
Të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur pasi bombardimet ruse goditën një ndërtesë banimi gjatë natës në qytetin jugor të Zaporizhzhia, tha të enjten një zyrtar i lartë ukrainas.
Në një postim në Telegram, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha gjithashtu se pesë persona u shtruan në spital.
“Njerëzit flinin në shtëpi, por për terroristët, ndërtesat e banimit janë gjithashtu “objektiva ushtarake”, tha ai.
Më herët, autoritetet ukrainase thanë se një grua shtatzënë ishte në mesin e nëntë personave që u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese banimi në Zaporizhzhia pasi ajo u shkatërrua nga raketat ruse.
