Fofana, synim i klubit të madh italian

Futbollisti i Monaco-s, Youssouf Fofana, raportohet se është synim i klubit të madh italian, AC Milan.

‘Rossonerët’ tashmë janë në ndërtim të skuadrës së re për sezonin e ri.

Milanistët sipas medieve italiane, e kërkojnë asi-n e Monaco-s.

Krerët e skuadrës kuqezi thuhet se tashmë e kanë kontaktuar agjentin e lojtarit të cilin milanistët e duan për edicionin e ri të garave.

Monaco siç raportohet, kërkon 25 milionë euro për Fofana-n, i cili po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane. 

Go to TOP