Foda publikon listën, kthehen Muriqi e Celina
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen gjatë këtij muaji.
Për herë të parë Foda ka ftuar Baton Zabërgjën, futbollist i Dinamo Cityt, derisa është rikthyer pas një kohe të gjatë edhe Bersant Celina. Bie në sy edhe rikthimi i sulmuesit Vedat Muriqi, i cili për shkak të lëndimit mungoi në dy sfidat e kaluara. Kosova më 15 nëntor në Bukuresht luan ndeshjen vendimtare kundër Rumanisë, në orën 20:45, derisa tri ditë më pas luan kundër Lituanisë në ‘Fadil Vokrri’. Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.