Flick mesazh Yamal-it: Nuk mjafton vetëm talenti

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë një mesazh të qartë për talentin e ri të skuadrës, Lamine Yamal, në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Paris Saint-Germainit.

Duke folur për 18-vjeçarin, Flick theksoi se vetëm talenti nuk mjafton për të arritur majat në futboll.

“Për të kaluar në nivelin tjetër i duhet të bëjë një hap tjetër dhe të jetë gati për shumë punë. Në sport duhet të punosh shumë nëse dëshiron të bëhesh më i miri, sepse vetëm talenti nuk mjafton”, u shpreh trajneri gjerman.

Flick nënvizoi se suksesi i Lamine Yamal do të varet jo vetëm nga aftësitë e tij në fushë, por edhe nga mënyra se si menaxhon jetën e tij private dhe përkushtimin ndaj futbollit.


Go to TOP