Flick mbron Yamal-in: Është normale të ndihet i frustruar

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, ka dalë në mbrojtje të talentit të ri Lamine Yamal në prag të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.

Tekniku gjerman ka komentuar reagimin emocional të 18-vjeçarit në ndeshjen e fundit, duke e konsideruar si diçka krejtësisht normale për një lojtar të moshës së tij.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe vetëm 18 vjeç. Ka kaluar disa lojtarë dhe ishte shumë pranë golit. Është normale të ndihet i frustruar, sepse është emocional – dhe kjo është pozitive”, ka deklaruar Flick.

Ai ka theksuar se Yamal nuk duhet të jetë nën presion të madh nga jashtë, duke garantuar mbështetje të plotë për të.

“Jo çdo veprim i tij ka për qëllim të krijojë polemika. I kam thënë se mund të vazhdojë të luajë lirshëm, sepse unë do ta mbroj gjithmonë. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe mund të bëhet një nga më të mirët në të ardhmen”, është shprehur trajneri gjerman.


Go to TOP