Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026
Flaka ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Ippon, Silvia Pellitteri nga Italia.🇮🇹 Në çerekfinale ajo humbi me 2 Yuko nga Lele Nairne nga Britania e Madhe.
Në repasazh Flaka mposhti me 1 Yuko, Malin Wilson Claret nga Spanja.🇪🇸 Në luftën për medalje të bronztë ajo mposhti Maeleen Cotard nga Franca.
Faleminderit që na bën krenarë! Urime Flaka!
