Finalja e Kupës, Ferizaj dhe Dukagjini ndahen baras pas pjesës së parë

Pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.

Skuadrat fillimisht janë treguar të kujdesshme në minutat e para, por Dukagjini e ka gjetur i pari golin në minutën e gjashtëmbëdhjetë. Altin Mërlaku ka realizuar nga distanca, duke gjuajtur fmposhtur portierin Kai McKenzie-Lyle për epërsinë 1:0.

Megjithatë, reagimi i Ferizajt ka qenë i shpejtë. Në minutën e njëzet e tretë, Kushtrim Shabani e ka barazuar rezultatin me një goditje të saktë nga zona, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga skuadra e tij.

Goli fillimisht u kontrolluar nga sistemi VAR, ndërsa gjyqtari Genc Nuza e ka konfirmuar realizimin për 1:1.

Dukagjini iu afrua shumë golit të dytë në minutën e tridhjetëtë. Hekuran Berisha ka bërë një depërtim të gjatë deri në zonë dhe ka tentuar me të majtën, por ka goditur vetëm shtyllën pingule.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Ferizaj ka kërkuar penallti pasi ka pretenduar se Betim Haxhimusa është penguar në zonë nga portieri Egzon Lekaj. Situata është rishikuar në VAR, por gjyqtari Nuza ka vendosur se nuk kishte ndërhyrje për penallti.

Go to TOP