‘Final 8’ do të mbahet në Gjakovë

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke u bazuar në kompetencat nga statuti ka marrë vendim që ‘Final 8’ i Kupës së Kosovës të organizohet nga KB Vëllaznimi.

Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Vëllaznimin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës dhe akteve tjera normative të FBK-së.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga 13 deri më 17 shkurt në qytetin e Gjakovës.

Në Final 8 do të garojnë tetë skuadrat e elitës së basketbollit, si dhe finalja në konkurrencën e femrave.

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të organizohen tri finalet, e Kupës së Ligës së Parë, Femrave dhe Meshkujve.

Në Gjakovë për pesë ditë do të ketë spektakël të basketbollit, me finalet që pritet të jetë të jashtëzakonshme.

Atmosfera në “Shani Nushi” ka qenë fantastike dhe kështu pritet të jetë edhe gjatë Final 8.

Go to TOP