Fillon takimi mes Osmanit, Kurtit dhe Blinken
Ka nisur në Uashington takimi i presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Osmani para takimit kishte deklaruar se do të fokusohen në thellimin e partneritetit strategjik me ShBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni, reformat që po i ndërmarrin institucionet si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Pas takimit në Departamentin e Shtetit pritet të ketë deklarime për media.
