Audi në Formula 1 nga viti 2026

Gjiganti botëror i makinave, Audi, do t’i bashkohet Formula 1.

Sporti më i madh i garave të shpejtësisë, Formula 1, do të pasurohet edhe me një brend tjetër botëror.
Formula 1 konfirmon se Sauber do të garojë si pjesë e fabrikës Audi, duke filluar nga viti 2026.

Sauber do të përdorë fuqitë motorike të Audi, për të garuar në Formula 1.

Audi ishte duke planifikuar një inkuadrim në Formula 1 tash e sa kohë dhe më në fund ka mbyllur marrëveshjen.

Go to TOP