FFK i bashkohet projektit evropian “Move Up” për shëndetin e grupmoshave të shtyra
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i është bashkuar projektit “Move Up” të financuar nga Bashkimi Evropian përmes ERASMUS, i cili synon të promovojë shëndetin dhe përfshirjen sociale përmes sportit.
Ky projekt, i fokusuar tek grupmoshat e mesme dhe të shtyra, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2 dhe hipertensioni, duke nxitur aktivitetin fizik dhe socializimin.
Në Kosovë, projekti ka nisur me përfshirjen e grave mbi 40 vjeç dhe burrave mbi 50 vjeç, të cilët do të angazhohen çdo javë në sporte të përshtatura si futbolli në ecje, basketbolli në ecje dhe catchbolli.
Me këtë hap, FFK konfirmon përkushtimin e saj që sporti të shërbejë si mjet i rëndësishëm për shëndetin publik dhe integrimin social. /Kosova.info/
