Fitorja në ndeshjen e parë të finales së madhe i takon Dritës
Fitorja në ndeshjen e parë të finales së madhe i takon Dritës.
Drita ka mposhtur Fer Volleyn me rezultat 3-0 (25-20, 25-21, 25-21) në sete, në ndeshjen e parë të vlefshme për finalen e madhe të playoffit për vitin 2022, në konkurrencën e femrave.
Ishte një përballje e fortë në Gjilan, në të cilën vashat ‘Intelektuale’ arritën të triumfojnë në të tri setet, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të rivaleve nga Ferizaj.
Lojtaret e Lorik Ilazit do të tentojnë të përsërisin të bëmat e sotme në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të mërkurën.
Kujtojmë se ekipi i parë që regjistron dy fitore shpallet kampion i Kosovës për sezonin respektiv. /Kosova.info/
