Munishi, i lumtur me fitoren e Prishtinës ndaj Ferizajt

Ismet Munishi është shprehur i lumtur me fitoren që skuadra e tij, Prishtina, e arriti ndaj Ferizajt në Superligë.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2-1, falë golave të Kryeziut 6’ dhe 56’.

Ndonësr nuk e fsheh ngazëllimin për këtë trepikësh që e mban në hap me liderin e tabelës, Munishi ka një vërejtje për lojtarët e tij.

“ “Jam i kënaqur sidomos në pjesën e sulmit, sot ishte në element, Kryeziu. Megjithatë prapë duhet të punojmë për të mbyllur ndeshjet pasi rezultati 2-0 është shumë i rrezikshëm”, tha fillimisht ai.

Pos fitores, trajnerit i pëlqeu edhe referimi i ndeshjes.

“Isha i kënaqur me referin e sotëm disa të tjerë duhet të marrin mësim. Referi është i mirë kur është në hije e jo protagonist”, përfundoi Munishi.

Go to TOP