Ftoheni gjellën para se ta vendosni në frigorifer dhe do të kurseni

Do të mund të kurseni duke ftohur gjellën të cilën dëshironi ta vendosni në frigorifer

Nëse e vendosni gjellën të nxehtë, frigoriferi do të shpenzojë pa nevojë më shumë rrymë elektrike.

Frigoriferi është një ndër shpenzuesit më të mëdhenj në shtëpi, ai shpenzon mesatarisht 120 W në ditë.

Me përdorim të keq ky shpenzim mund të rritet. Për shembull, mund të kurseni nëse e ftoni tërësisht gjellën të cilën dëshironi ta fusni në frigorifer.

Nëse e vendosni gjellën të ngrohtë, frigoriferi do të shpenzojë pa nevojë më shumë energji elektrike.

Për të mos shpenzuar energji elektrike pa nevojë, është me rëndësi që në frigorifer ta rregulloni temperaturën e brendshme. As shumë nxehtë, as shumë ftohtë.

Të gjithë frigoriferët dhe aparatet ftohëse janë të pajisur me termostate të cilat mundësojnë rregullimin e temperaturës së brendshme.

Temperatura e brendshme e rekomanduar për frigoriferin është 4°C.

Go to TOP