Federata e Sierra Leones nis hetimet për dy ndeshje ku u shënuan 187 gola

187 gola ishin shënuar në dy ndeshje në Sierra Leone.

E pabesueshme kjo, por që është e vërtetë.

Pikërisht rezultati sikur ky i ndeshjes Kahunla – Lumbebu United 95:0 dhe Gulf Fc me Koquima Lebanon, ku loja përfundoi me rezultat 91:1.

Kjo ka shtyrë federatën e këtij vendi që të nisë një hetim.

Akoma më të dyshimtë e bën fakti se pjesët e para të dy ndeshjeve kishin përfunduar 2:0, respektivisht 7:1, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv

Kryetari i Federatës së Futbollit të Sierra Leonës, Thomas Daddy Brima, tha se nuk mund të qëndrojnë duarkryq në këtë situatë.

“Ne nuk mund të qëndrojmë dhe të shikojmë këtë situatë të turpshme”.

“Ne do të nisim menjëherë një hetim dhe do të sjellim para përgjegjësisë ata që e kanë shkaktuar këtë”.

“Ata të cilët janë fajtorë do të ndëshkohen në bazë të ligjeve të federatës sonë,” tha kreu i Federatës së Futbollit të Sierra Leonës.

Go to TOP