Ferizaj, policia shqiptoi mbi 1600 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit mars 2026 ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 633 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke qarkulluar me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Sipas policisë, ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e cila është realizuar nga data 16 shkurt deri më 28 shkurt 2026, me moton: “Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

Policia ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës, pasi shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Tutje, Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.


Go to TOP