Ferizaj përforcohet me Ade Oguns
Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ade Oguns, i cili vjen nga klubi belg KAS Eupen.
Oguns ka eksperiencë të gjerë ndërkombëtare duke u dalluar si golashënues kryesor me Caracas FC në Venezuelë, si dhe si pjesë e klubit të njohur afrikan Wydad AC.
Marrëveshja është e formës së huazimit, ndërsa me ardhjen e tij FC Ferizaj synon të rrisë forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv.
“Mirë se vjen WEDINGO dhe suksese me fanellën bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt. /Kosova.info/
