Ferizaj bën hap drejt shpëtimit, fiton ndaj Drenicës

Ferizaj ka shënuar fitore me peshë në luftën për mbijetesë, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 1:0.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në terrenin me bar sintetik në Ferizaj ka qenë shumë e luftuar dhe dramatike deri në fund. F

illimisht, mysafirët nga Drenica kanë menduar se kanë kaluar në epërsi në minutën e shtatëdhjetë e një me golin e Igball Jasharit, por pas rishikimit në VAR, goli është anuluar për pozitë jashtë loje.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e shtatëdhjetë e tretë, vendasit kanë kaluar në epërsi. Golin vendimtar për Ferizajn e ka shënuar Ade Oguns, duke ndezur festën e tifozëve vendas.

Situata për Drenicën është vështirësuar edhe më shumë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kur me karton të kuq është përjashtuar qendërmbrojtësi brazilian Christian Da Silva, pas vendimit të gjyqtarit Valon Bajgora.

Deri në fund të ndeshjes ka pasur raste nga të dyja skuadrat, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.

Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në vendin e shtatë me tridhjetë e dy pikë, një më shumë se Llapi që renditet i teti. Në anën tjetër, Drenica mbetet në pozitën e nëntë me njëzet e tetë pikë.

Ballkani mbetet lider i Superligës me dyzet e pesë pikë, ndërsa në fund të tabelës renditet Prishtina e Re me njëzet e tri pikë.


Go to TOP