Fëmija humb jetën nga pakujdesia e prindit me automjet në Vushtrri

Një tragjedi ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë ka humbur jetën pasi është goditur nga automjeti i prindit të tij.

Policia e Kosovës bën të ditur se “i dyshuari me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Go to TOP