FC Drenica me udhëheqje të re, synon rikthimin në Superligë
Klubi Futbollistik Drenica ka ndërmarrë një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e tij drejtuese, me qëllim të forcimit të klubit dhe rikthimit në Superligën e Kosovës. Në krye të klubit është emëruar Haxhi Rreci si president, ndërsa Rexhep Birinxhiku do të mbajë pozitën e zëvendëspresidentit të parë.
Pjesë e bordit drejtues të FC Drenicës do të jenë edhe:Çaush Dobra – Zëvendëspresident i dytë; Musa Jashari – Anëtar i Bordit;Bastri Durmishi – Anëtar i Bordit; Gëzim Ramadani – Anëtar i Bordit dhe Ragip Durmishi – Anëtar i Bordit.
Riorganizimi vjen si pjesë e një strategjie të re për të rikthyer skuadrën në elitën e futbollit kosovar dhe për të synuar fitimin e Kupës së Kosovës. Me këtë ndryshim, drejtuesit e klubit synojnë të forcojnë menaxhimin dhe të përgatiten për sfidat e sezonit të ardhshëm.
FC Drenica, një klub me histori dhe traditë të gjatë në futbollin kosovar, shpreson që përmes angazhimit të strukturave të reja dhe mbështetjes së tifozëve të arrijë objektivat e përcaktuara për rikthimin në nivelet më të larta të garës. /Kosova.info/
