Fazliu shkëlqen në Gjermani – arrin gjysmëfinalen e Lojërave Universitare Botërore

Xhudistja e talentuar kosovare, Laura Fazliu, ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr të Gjermanisë.

Në një përballje të fortë në çerekfinale, Laura mposhti xhudisten gjermane Viktoria Folgen, duke treguar sërish cilësitë e saj të jashtëzakonshme në tapet.

Në gjysmëfinale, Laura do të përballet me italianen Flavia Favorini, në një sfidë që premton emocion dhe intensitet.

Kosova krenohet me paraqitjen e saj, ndërsa mbështetja për Laurën është më e fortë se kurrë: Suksese tutje, kampione! 🇽🇰🥋 /Kosova.info/


Go to TOP