Fadil Aliu: Dëshmorët e Prishtinës janë themeli i lirisë dhe shtetit
Asambleisti i Prishtinës nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Aliu, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës me një mesazh publik, duke nderuar sakrificën e të rënëve për liri dhe pavarësi.
Në postimin e tij, ai theksoi se 18 prilli shënon një ditë të rëndësishme kujtimi dhe respekti për të gjithë ata që u flijuan për idealin e lirisë dhe shtetit.
Aliu vlerësoi se dëshmorët janë ata që jetësuan ëndrrën dhe aspiratën e brezave për liri, duke shtuar se pa gjakun dhe sakrificën e tyre, liria do të ishte e pamundur.
Ai përfundoi duke theksuar se dëshmorët do të kujtohen e nderohen përherë, duke shprehur: “Lavdi Dëshmorëve të Prishtinës, e gjithë Kosovës!”.
