Fabregas e do Varane-n te Como

Mbrojtësi francez Raphael Varane raportohet se është i lidhur me transferimin në Itali.

Francezi ka ndarë rrugët me Manchester Unitedin. Ish-futbollisti i Real Madridit, sipas medieve italiane, kërkohet nga klubi italian, Como, skuadër kjo që tashmë është pjesë e Serie A.

Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas tashmë është duke ndërtuar skuadrën për sezonin e ri.

Varane thuhet se është dëshira e Fabregas-it. Negociatat mes dy palëve janë duke vazhduar, por ende nuk është arritur marrëveshja.

Megjithatë, siç raportohet, bisedimet mes Como-s dhe francezit po shkojnë mirë dhe duket se brenda pak ditësh mund të arrihet marrëveshja. 

Go to TOP