EXIT POLL-i për Prishtinën: Arben Vitia prin me 50.9%, Rama 49.1%
Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar në Komunën e Prishtinës fitues është kandidati i LVV Arben Vitia.
Në bazë të projeksionit të UBO-Consulting:

Arben Vitia merr 50.9% të votave
Përparim Rama merr 49.1% të votave
Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin.
