Evropa “në festë”, i jep goditjen e fortë Rusisë, zbrazen arkat e Vladimir Putin

Tregu evropian i gazit natyror “u ringjall” në gusht. Rreziku i grevave në Australi, prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG), ishte i mjaftueshëm për të rritur çmimet me 50 për qind në një moment.

Rritja e çmimeve para sezonit të ngrohjes, e cila fillon më 1 tetor, sigurisht që është shqetësuese, por s’ka ende vend për panik. Siç shkruan “Washington Post”, ndërprerja me siguri do të shmanget.

Me rënien e kërcënimit të grevave në Australi, ranë edhe çmimet. Por më e rëndësishmja, Evropa ka një aleat edhe më të fortë për të mbajtur nën kontroll çmimet e gazit: kërkesën jashtëzakonisht të ulët.

Përkatësisht, aktiviteti industrial në Gjermani është ulur për 14 muaj rresht. Evropa në fakt po e kapërcen krizën e saj energjetike falë ndikimit që kriza e përmendur ka pasur në zemrën e saj industriale. Në të gjithë kontinentin, shumë kompani ose kanë mbyllur ose kanë reduktuar prodhimin pasi nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet më të larta të energjisë.

Kërkesa për gaz në sektorin e energjisë ishte gjithashtu e dobët këtë verë, pasi moti i freskët dhe me erë në pjesën më të madhe të Evropës veriperëndimore uli nevojën për ajër të kondicionuar, ndërsa gjenerimi i erës ishte i fortë në të njëjtën kohë.

Me konsum të ulët dhe furnizime bujare të LNG deri më sot, Evropa arriti të injektojë një sasi rekord gazi në magazinat nëntokësore gjatë pranverës dhe verës, pavarësisht se shumica e vendeve në rajon nuk kanë më akses në furnizimet me gaz nga tubacionet ruse.Stoqet e gazit tani janë pothuajse 92 për qind plot, një rekord i lartë për këtë periudhë të vitit.

Nëse ritmi aktual vazhdon, inventarët do të arrijnë në 100 për qind nga mesi i shtatorit.

Go to TOP