Eurovision 2023 zhvendoset në Britani, udhëheqësit thonë se Ukraina nuk është e sigurt

Mbretërisë së Bashkuar i është ofruar shansi të jetë organizatore e Eurovizionit të vitit të ardhshëm, pasi organizatorët e konkursit të këngës arritën në përfundimin se Ukraina nuk është në gjendje të jetë nikoqire, një vendim që ka zemëruar Qeverinë ukrainase, e cila thotë se dëshiron ta mbajë këtë ngjarje.

Tradita sugjeron që fituesit t’i ofrohet mundësia të organizojë konkursin e vitit të ardhshëm. Por Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili organizon konkursin, tha se me keqardhje të thellë kishte ardhur në përfundimin se nuk do të ishte e mundur të jepeshin garancitë e sigurisë dhe operacionale të kërkuara për të mbajtur konkursin në Ukrainë.

Unioni i ka kërkuar BBC-së të organizoj konkursin e vitit të ardhshëm, pasi Britania e Madhe përfundoi në vendin e dytë.

Qeveria ukrainase është e pakënaqur me përfundimin se nuk mund ta presë në mënyrë të sigurt ngjarjen, gjë që do të nënkuptonte humbjen e një mundësie të madhe për të përqendruar vëmendjen e botës në vendin dhe atë që ka duruar.

Ekziston gjithashtu një sugjerim që BE-ja po punon në një ofertë rivale për të zhvendosur konkursin e vitit të ardhshëm në Bruksel, ku do të pritej në emër të Ukrainës në një gjest simbolik solidariteti nga “kryeqyteti i BE-së”.

Një zëdhënës i BBC konfirmoi se transmetuesi ishte në bisedime për organizimin e ngjarjes, raporton Guardian.

Go to TOP