Europol arreston 30 persona, shkatërrohet rrejti i drogës në Shqipëri e Itali

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh droge në Itali dhe Shqipëri, tha të enjten agjencia policore evropiane, Europol.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan 30 të dyshuar dhe u bastisen 31 lokacione, ku u përfshinë rreth 350 oficerë, ku u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë vetura.

Europol tha se kriminelët në fjalë dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës kryesisht nga Shqipëria në Itali, shkruan Uk.nës.

Një raport i publikuar nëntorin e kaluar nga agjencia e drogës EMCDDA e Bashkimit Evropian tha se rrjetet kriminale në Ballkanin Perëndimor ishin bërë aktorët kryesorë në tregjet rajonale dhe të Bashkimit Evropian të drogës.

Go to TOP