Europa Nostra në takim me KFOR-in, kërkojnë mbrojtje të lartë për Manastirin e Deçanit
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, ka pritur pardje në takim delegacionin e organizatës Europa Nostra të udhëhequr nga zëvendëspresidenti Guy Clausse. Delegacioni i organizatës ka theksuar nevojën që Manastiri i Deçanit të ketë mbrojtje të lartë nga KFOR-i pavarësisht se Misioni i KFOR-it në një përgjigje në prillin e vitit të kaluar kanë konfirmuar se s’kanë regjistruar asnjë incident të konsiderueshëm në 10 vitet e fundit ndaj Manastirit të Deçanit.
Në një njoftim të KFOR, thuhet se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë në veçanti me pronat që kanë status të veçantë.
“Komandanti i misionit KFOR, Ferenc Kajári mirëpriti Zëvendës Presidentin Ekzekutiv të Europa Nostra, Guy Clausse në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Ata diskutuan situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti lidhur me pronat me status të veçantë”, thuhet në njoftim.
