EURO 2024 vjen sot me dy superpërballje

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ do të vazhdojë sot me dy superpërballje, ndeshje këto që do të luhen në kuadër të 1/8 së finales së këtij eventi të madh të futbollit.

Sfida kryesore nis në orën 18:00, ku do të përballen Franca dhe Gjermania.

Ndonëse është pritur më shumë nga këto dy kombëtare këtë Evropian që po mbahet në Gjermani, megjithatë, dueli i sotëm parashikohet të sjellë një sfidë dramatike pasi që të dy skuadra synojnë t’i shkojnë deri në fund garës më të madhe në Evropë.

Portugali-Slloveni, një sfida tjetër që luhet sonte prej orës 21:00. Portugalia e Cristiano Ronaldos llogarit favorit të paktën në letër, megjithatë, sllovenët të cilët po bëjnë një Evropian të madh, synojnë të befasojnë skuadrës portugeze. 

Go to TOP