EURO 2024 vazhdon sot me dy sfida joshëse

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finales.

EURO 2024 tashmë ka hyrë në fazën më joshëse, andaj çdo ndeshje sjellë duele dramatike.

Rumania-Holanda do të përballen prej orës 18:00, në një sfidë që parashikohet të sjellë një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat synojnë të kalojnë në çerekfinalet e këtij Evropiani që po mbahet në Gjermani.

Padyshim se duel tejet interesant pritet të luhet edhe në ballafaqimin mes Austrisë dhe Turqisë, ndeshje kjo që starton në orën 21:00.

Go to TOP