Eto’o dënohet me rreth dy vjet burgim

Ish-futbollisti i Barcelonës Samuel Eto’o, është dënuar 22 muaj burgim.

Kjo për shkak të mashtrimit me deklarimin e taksave.

Eto’o siç raportohet nuk i ka deklaruar mbi 3 milionë e 800 mijë euro, nga viti 2006 deri në vitin 2009.

Para gjykatës kamerunasi e ka pranuar fajin.

Por, në deklaratën e tij ai ka thënë se mashtrimi ka ndodhur për shkak të ish-përfaqësuesit të tij.

Ish-futbollisti ngriti një padi kundër ish-përfaqësuesit të tij për mashtrim dhe shpërdorimi në menaxhimin e pasurive të tij, një çështje që është ende në fazën e hetimit, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.

“I njoh faktet dhe do të paguaj, por le të dihet që atëherë isha fëmijë dhe se bëja gjithmonë atë që më kërkonte ‘babai’”.

Go to TOP