Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, në Shtëpinë e Operas Mbretërore

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho debutoi në “Royal Opera House” (Shtëpinë e Operas Mbretërore), ndërsa shoqërohej nga mbreti Charles.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përgëzoi këtë arritje të saj, duke publikuar foto nga ky debutim.

“Krenar për Shqipet. Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Vetë soprano Jaho ka ndarë disa fotografi krah mbretit në rrjetin e saj social.

“Një natë shumë e veçantë në Royal Opera House, për të shprehur respektin tim së bashku me kolegët e mi dhe madhërinë e tij Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno. Të gjithë e ndjejnë, kur i duan”, ka shkruar Jaho. /Kosova.info/

Go to TOP