Emini: Nderuam Presidentin Rugova në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zvicër, Ramadush Emini, organizoi sot një Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Në këtë ngjarje të veçantë, e cila mblodhi bashkatdhetarë nga diaspora, u nderua figura dhe vepra e Rugovës, duke u kujtuar kontributi i tij i jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
Në fjalën e tij, Emini theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Rugovës si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. Ai falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në nderimin e këtij udhëheqësi të madh të kombit shqiptar.
“Trashëgimia e Presidentit Rugova mbetet dritë udhërrëfyese për të gjithë ne,” tha Emini, duke shtuar se vepra e Rugovës është një frymëzim i vazhdueshëm për LDK-në dhe për shqiptarët kudo.
Ngjarja u përmbyll me mesazhe të forta për ruajtjen dhe promovimin e vlerave demokratike që Dr. Rugova përfaqësonte, duke theksuar unitetin dhe rëndësinë e kujtimit të figurave historike. /Kosova.info/
