Emërimi i kryeprokurorit të ri, KPK premton proces të drejtë e të pavarur

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi ka siguruar që kryeprokurori i ri i shtetit do të jetë produkt i një procesi të drejtë, të pavarur, të paanshëm dhe bazuar në meritokraci.

Ai tha se emërimi i kësaj pozite është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendor. Ndërsa, Kosova nga viti 2023 është me ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit, pozitë të cilën aktualisht e udhëheqë Agron Qalaj e më parë e udhëhiqte Besim Kelmendi.

Gashi: Kryeprokruroi i shtetit do jetë produkt i një procesi të drejtë dhe të pavarur

“Nuk ka hezituar KPK ka trajtoj këtë çështje sepse ne të gjithë këtu jemi anëtarë të rinj në raport me procesin kur është zhvilluar në vitin 2022 kur asnjëri nga ne nuk kemi qenë anëtarë të Këshillit kjo çështje është ngritur në takimin me Zyrën e BE që e kanë kërkuar është çështje edhe në Raportin e progresit që kanë kërkuar Kosova duhet të ketë një proces të ri….Është e vërtetë që për t’iu futur gjithë këtij procesi duhet gjithmonë të kemi analizë të detajuar që iu inkuaroj ta bëni që ta kemi një pasqyrë të qartë si këshill për veprimet që janë ndërmarrë deri ku ka shkuar ai proces.. kjo çështje tejkalon kompetencën e këshillit me vetë faktin se për të gjitha pozitat tjera vendos ky këshill të kryeprokurorit dhe vetëm për pozitën e kryeprokurorit të shtetit shkon tek presidentja dhe vetëm atje duhet të dekretohet…KPK është i përkushtuar që çdo vendim që e merr në këtë çështje të jetë produkt i një procesi të drejtë të pavarur, të paanshëm, transparent bazuar në parimin e meritokracisë”, tha ai.

Kurse, anëtari i KPK-së, Dardan Vuniqi shprehu qëndrimin e tij lidhur me këtë pozitë, duke thënë vendimmarrja e tij do të mbështet në ligj e integritet, dhe i pandikuar nga asnjë presion çoftë i brendshëm apo i jashtëm.

Vuniqi: Angazhimi im do të jetë objektiv e profesional

“Në këtë periudhë të rëndësishme për institucionet tona procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit në Kosovës ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe diskutimet të shumta…e ndjej të domosdoshme të ndaj qëndrimin tim për këtë proces dua të theksoj qartë se angazhimi im do të jetë plotësisht objektiv profesional i pandikuar nga çdo presion apo interes po e theksoj nga brenda apo jashtë sistemit prokurorial. Vendimmarrja ime do të mbështetet në ligj, mëritë, në standarde të larta dhe integritet institutcional. Pavarësia profesionale është themel mbi të cilën ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi pa këtë pavarësi çdo proces e humb kredibilitetin e tij…nuk frikësohem nga asgjë që mund të vijë si presioni, përpjekjet për të lëkundur qëndrimin tim se e kam parim jetësor dhe familjar se kur vepron me ndershmëri, me transparencë me përgjegjësi e vetmja rrugë është përpara integriteti dhe mbetet themel i imi dhe mundohem dhe mundohem të qëndroj me vendimet e mija” ,tha ai.

Visar Krasniqi, anëtarë i Këshillit, theksoi se këtë shqetësim do ta trajtojnë me top prioritet.

Ndërsa, u zotua se do të punojnë në ndryshimet e rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve, e cila aktualisht parasheh që na panel të jenë pesë anëtarë.

Krasniqi: Kryeprokurori i shtetit top prioritet

“Këtë shqetësim do ta adresojmë me top prioritet unë kam thirr takimin e parë të Komisionit për çështje normative ditën e hënë ku do të diskutojmë për koordinim me disa partnerë ndërkombëtarë siç e dini çështja e kryeprokurorit nuk është vetëm shqetësim i këshillit është shqetësim edhe i partnerëve ndërkombëtarë ambasadës ameriake, gjermane…me hyrje të fuqi të ligjit të ri siç e dini rregullorja aktuale për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe kryeprokurorëve nuk është në përputhje me ligjin sidomos tek pjesa e panelit e cila sheh një panel prej 5 anëtarëve kurse ne me ligjin e ri jemi 7 anëtarë e me mandatë jemi 6 anëtarë dhe është nevojë emergjente vetëm do të filloj analizë për këtë çështje dhe do të fillojmë plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për zgjedhjen kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve”, tha ai.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve ku dy anëtarët Nazan Shero dhe Aleksandër Lumezi, kanë mandatë.

Për këtë, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi tha se nuk ka bazë ligjore të zgjidhen anëtarë të rinj, por vetëm t’u rikonfirmohet anëtarëve aktual mandati i tyre.


Go to TOP