Apple ndalon shumicën e reklamave, Elon Musk “në sherr” për reklamat në Twitter

Elon Musk ka thënë se Apple ka ndaluar shumicën e reklamave në Twitter dhe ka akuzuar kompaninë se po kërcënon të heqë platformën nga dyqani i saj i aplikacioneve.

Mosmarrëveshja vjen pasi shumë kompani kanë ndaluar shpenzimet në Twitter për shkak të shqetësimeve rreth planeve të Musk për moderimin e përmbajtjes për faqen.

Apple nuk i është përgjigjur kërkesave për koment nga BBC.

Musk ka thënë se Twitter ka parë një rënie “masive” të të ardhurave, duke fajësuar aktivistët për presion ndaj reklamuesve.

Në një seri postimesh në Twitter të hënën, ai akuzoi Apple për “censurë” dhe kritikoi politikat e saj, duke përfshirë tarifën që vendos për blerjet e bëra në dyqanin e saj të aplikacioneve.

“Apple ka ndaluar kryesisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?” tha ai.

Go to TOP