Ekspertë francezë të BE-së me mision këshillash e udhëzimesh në Kosovë për operueshmërinë hekurudhore

Drejtori për Fqinjësi Lindore të Bashkimit Evropian dhe Ndërtimin e Institucioneve në BE, Laërence Meredith, ka bërë të ditur se ekspertë francezë të BE-së janë duke punuar me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.

Ekspertët nga instrumenti i asistencës evropiane ‘TAEIX’ kanë për qëllim që të ofrojnë këshilla dhe udhëzime për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave në Kosovë për harmonizimin e legjislacionit për ndëroperueshmëri hekurudhore në përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-së.

Ekspertët e TAIEX do të ndajnë ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërveprimin e sistemeve hekurudhore dhe do të këshillojnë për përgatitjen e dokumenteve përkatëse.

Postimi i plotë i Meredith:

Go to TOP