Egnatia mposht Dinamo Minsk, afër kualifikimit
Kampioni i Shqipërisë, Egnatia triumfoi në udhëtim ndaj Dinamo Minsk, me rezultat 0-2, të enjten mbrëma.
Ky duel ishte i vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Skuadra shqiptare gjeti dy herë rrugën e rrjetës me anë të Regi Lushkjes (’28) dhe Soumaila Bakajokos (’88).
Ndryshimet e bëra nga trajneri Tetova i Egnatias, në krahasim me ndeshjen e humbur përballë Breibablik (5-0), sollën një lojë më të qartë e rezultative.
Kujtojmë se sfida kthyese luhet pas një javë.
