Ekipi i Kosovës U20, meshkujt, zhvillon stërvitjen e parë në Izmir, para kualifikueseve të Evropianit

Dyshja që do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikueset e Kampionatit Evropian të grupmoshës nën 20-vjeç, Erion Bajrami/Eron Murseli dhe të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, zhvilluan sot stërvitjen e parë në Izmir të Turqisë, aty ku do të zënë vend këto ndeshje.

Çifti është në formë të mirë dhe i gatshëm për sfidat e vështira në këtë nivel të lartë garash.

Ndeshjen e parë, Kosova e zhvillon kundër Armenisë nesër, e mërkurë. /Kosova.info/

Go to TOP