Editorial nga MPJ e Izraelit në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Sharm el-Sheikh të Egjiptit (6-18 nëntor, 2022)

Prishtinë, 06.11.2022

Autor: Fatir Berzati /Kosova.info

Nga data 6 deri më 18 nëntor do të mbahet COP 27 në Sharm el-Sheikh, ku do të bëhet fjalë për veprime që do të ndikojnë në parandalimin e krizës klimatike. Ku një nga pjesëmarrësit do të jetë shteti i Izraelit, i cila, pavarësisht kushteve klimatike, gjeti zgjidhje kreative përmes punës së palodhshme dekadash të shkencëtarëve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave, të cilat janë të rëndësishme për përballimin e krizës klimatike.

Dhe një nga shembujt e kësaj përpjekjeje është pavijoni izraelit në konferencën mbi ndryshimet klimatike në Egjipt. Ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre negativ në mbarë planetin tashmë janë paralajmëruar nga ekspertët e OKB-së të cilët kanë paralajmëruar rëndësinë e reduktimit të emetimeve të gazrave serrë, transmeton Kosova.info.


Viti 2022 është viti kur u bë e qartë për të gjithë ne se ndodhemi në mes të një krize të fuqishme klimatike që vetëm sa po përkeqësohet. Përmbytjet e përhapura në Pakistan zhvendosën dhjetëra miliona nga shtëpitë e tyre dhe përmbytën rreth një të tretën e vendit. Uraganët shkatërrues goditën Bregun Lindor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Karaibe, duke rezultuar me shkatërrime massive. Thatësirat e mëdha thanë lumenj të mëdhenj në Evropë dhe Kinë. Kjo është vetëm një listë e pjesshme e katastrofave të mëdha për të cilat ekspertët e Kombeve të Bashkuara na kanë folur vazhdimisht, dhe ka të ngjarë që ato të shtohen tani që vazhdojmë të emetojmë gazra serrë.

Udhëheqës botërorë, përfaqësues qeverish, ekspertë, përfaqësues të sektorit privat dhe të shoqërisë civile, akademikë, opinionbërës dhe politikëbërës do të takohen në konferencën vjetore klimatike COP 27 në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, nga 6 deri më 18 nëntor të këtij viti, për të diskutuar mënyrat për të parandaluar krizën klimatike. Suksesi i konferencës është i një rëndësie të madhe. Të njëjtën rëndësi ka edhe avancimi i të gjitha çështjeve në të cilët konferenca do të përqendrohet, të tilla si vazhdimi i përpjekjeve globale për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, miratimi i një objektivi global për përshtatjen ndaj krizës klimatike, rritja e financimit në fushën e klimës dhe progresi në ballafaqimin me çështjen  “humbje dhe dëmet”, si dhe avancimi i bashkëpunimin në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave.

Izraelit, të ndodhur në një rajon të thatë dhe përballë mungesës kronike të ujit, temperaturave të thata dhe një mjedisi të vështirë për zhvillimin e bujqësisë, i është dashur të shpikë zgjidhje creative. Nëpërmjet dekadave të njohurive dhe përvojës, Izraeli ka gjetur zgjidhje praktike për sfidat klimatike, të cilat Izraeli dëshiron t’i ndajë me të tjerët dhe të bashkëpunojë për zbatimin e tyre. Këto zgjidhje përfshijnë fusha që janë thelbësore për trajtimin e krizës klimatike, të tilla si efikasiteti i burimeve ujore dhe krijimi i burimeve të reja ujore, bujqësia rezistente ndaj thatësirës dhe bujqësia precise, shpikja e zëvendësuesve të proteinave shtazore dhe kulturat e qëndrueshme, efikasiteti i energjisë dhe ruajtja e energjisë, restaurimi dhe ruajtja e pyjeve në zonat e thata, ekonomia rrethore dhe prodhimi i materialeve të reja që janë miqësore ndaj klimës dhe mjedisit. Ide të shumta vijnë edhe nga një shoqëri civile aktive dhe të ndërgjegjshme, e cila kontribuon në diskursin dhe aktivitetet klimatike-mjedisore, ide këto që shpesh integrohen më pas në veprimet e qeverisë.

Dëshmia e dëshirës së Izraelit për të shkëmbyer informacion në përpjekjet për përballjen me ndryshimet klimatike është prania për herë të parë e një pavioni izraelit në një konferencë për ndryshimet klimatike. Pavijoni do të përqendrohet në inovacionet dhe zgjidhjet klimatike, si dhe do të mbahen dhjetëra aktivitete që synojnë vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal në Lindjen e Mesme. Ne e kuptojmë se bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është thelbësor për përballimin e krizës klimatike. Prandaj, qëllimi ynë është që çdo aktivitet në pavijonin izraelit të rezultoje me një partneritet dhe process afatgjatë. Pritet edhe pjesëmarrja e një delegacioni të madh dhe të rangut të lartë izraelit. Delegacioni do të përfshijë përfaqësues nga të gjithë sektorët që duhet të përfshihen për të përballuar krizën klimatike: qeverinë, shoqërinë civile, sektorin privat, qeverisjen lokale, akademinë, etj.

Për të tejkaluar krizën klimatike, njerëzimi ka nevojë për zgjidhje praktike, të zbatueshme për të ndërtuar qëndrueshmëri klimatike dhe për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, zgjidje këto të cilat mund të zbatohen në shkallë lokale dhe globale. Këto zgjidhje duhet të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve globale të zbutjes së emetimit të gazeve serrë dhe të forcojnë qëndrueshmërinë e shteteve dhe komuniteteve tashmë të prekura nga ky problem, si dhe të ndihmojnë në zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (të njohura si SDG).

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e inovacionit të klimës ofron gjithashtu një mundësi të shkëlqyer për të forcuar ekonominë në të dobi të të gjithëve, për të krijuar vende të reja pune dhe për të avancuar përparimin njerëzor, duke ruajtur natyrën, klimën dhe diversitetin ekologjik.

Ne të gjithë kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur në parandalimin e krizës klimatike. Izraeli shpreson se konferenca e Sharm el-Sheik do të jetë një sukses i madh dhe do të shënojë një pikë kthese pozitive për të ardhmen e njerëzimit. /Kosova.info

Go to TOP