Edhe një viktimë sot në Kosovë, vdes 23-vjeçari në një aksident në Pejë

Një 23 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 21:25 në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk.

Sipas komunikatës së Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.   

Ndryshe, sot në Kosovë ishte një ditë me shumë lajme të kobshme. Dy të vdekur nga kushtet e rënda natyrore, rrahje e therje mes të miturve ishin disa nga lajmet kryesore të ditës.

Go to TOP