Edhe një dështim tjetër i Dortmundit në Bundesligë

Pasi dështoi të fitonte kundër Bochumit javën e kaluar, Borussia Dortmund ka barazuar edhe në ndeshjen tjetër të Bundesligës kundër Heidenheim ku ka barazuar me rezultat 2-2. Brandt (7’) dhe Can (15’) shënuan për Dortmundin kurse për mysafirët golat i shënuan Dinkcti (61’) dhe Kleindienst (82’) 

Borussia Dortmund ka dështuar përsëri që të arkëtojë tri pikë në Bundesligë. Ata kanë barazuar kundër Heidenheim me rezultat 2-2. 

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua shumë herët dhe atë e realizoi Brandt në minutën e 7-të. Emre Can ishte asistues në këtë gol. 

Ndeshja u duk se do të jetë e lehtë për Dortmundin pasi që tetë minuta më vonë skuadra e Eden Terzic do të kalonte përsëri në epërsi. 

Një nga futbollistët e Heidenheim preku topin me dorë në zonën e rreptësisë duke shkaktuar penallti. 

Emre Can u tregua i saktë nga pika e bardhë për të shënuar gol në minutën e 15-të te këtij takimi. 

Sabitzer i Dortmundit ishte shumë afër që të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij por edhe pse pati mundësi të mirë për të shënuar ai dështoi për ta bërë këtë. 

Minuta 38-të shënoi edhe një rast tjetër për Borussian me anë të Wolf por topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Heidenheim. 

Pjesa e parë përfundoi në të mirë te Dortmund por që ishte Heidenheim skuadër shumë më e mirë në këtë takim. 

Ata do ta shënonin një gol në minutën e 53-të por që u anulua pasi që kishte pasur prekje me dorë. 

Malen i Dortmundit ishte shumë afër për të shënuar por ishte portieri i mysafirëve Kevin Muller që bëri një pritje të mahnitshme dhe ia mohoi golin atij. 

Pas këtij rasti, në minutën e 61-të, Eren Dincki arriti afër zonës, bëri një goditje të fortë dhe shënoi gol për 2-1 duke e ngushtuar epërsinë. 

Malen shpejt ka mundur ta bëjë rezultatin 3-1 nëse do të kishte shënuar dy minuta më vonë por që ishte prapë Muller që ia mohoi golin atij. 

Nga minuta 78 deri në të 81-ën ndodhi një dramë pasi që u kërkua penallti dhe ajo u shikua disa herë në VAR. Në fund ajo u dha dhe në gol atë e shndërroi Tim Kleindienst për ta barazuar rezultatin. 

Në fund, pavarësisht sulmeve të Dortmund skuadra mysafire rezistoi dhe mori një barazim të rëndësishëm në këtë ndeshje, duke arkëtuar pikën e parë në Bundesligë. 

Dortmund pas këtij barazimi është në vendin e gjashtë me pesë pikë nga tri xhiro, derisa Heidenheim ka një pikë dhe është në vendin e 13-të. 

Ndeshjen e radhës Dortmund do ta luan më 16 shtator kundër Freiburgut derisa Heidenheim luan kundër Werder Bremen më 17 shtator.

Go to TOP