Edhe Chelsea pas Koundesë

Chelsea i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Jules Kounde.

Sipas raportimeve nga Sport, të Kaltrit e kanë kthyer vëmendjen prapë te francezi ndonëse verën e kaluar kishin dështuar ta merrnin në “Stamford Bridge”, dhe ai kishte kaluar te Barcelona.

Mirëpo, ata kanë konkurrencë edhe nga Manchester Unitedi, që njashtu ka shprehur interesim në të.

Go to TOP