E ngarkuara me Punë e Kosovës në Izrael pret në ambasadën në Jerusalem ushtarakun izraelit

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demri, ka pritur në takim në ambasadën e Kosovës në Jerusalem kolonelin në rezervë të Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

Demiri ka njoftuar për takimin përmes një njoftimi në Facebook.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, e prita në takim kolonelin në rezervë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Ronen Itsik, anëtar i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Izraelit (IDSF/Habithonistim). Koloneli z. Itsik prezantoi punën e tij profesionale dhe kërkimore-shkencore në ekzaminimin e marrëdhënieve civilo-ushtarake, gjegjësisht në atë që njihet si “citizen-soldier military” – një ushtri e përbërë nga qytetarë të thjeshtë dhe jo ushtarë profesionistë”, ka shkruar Demiri.

Go to TOP