“E deshte atdheun dhe u flijove për të”, Haradinaj kujton mjekun e UÇK-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar mjekun e luftës çlirimtare, Shpëtim Robaj, në 26-vjetorin e vdekjes.
Haradinaj ka thënë se Shpëtim Robaj e deshi atdheun duke flijuar jetën për të.
“Dr. Shpëtim Robaj, 26 vjet në përjetësi. I shërbeve luftëtarëve të lirisë, duke shëruar plagët e tyre në kohë lufte. E deshte Atdheun dhe e nderove me jetën tënde, duke u flijuar për të.
Lavdi e përjetshme!”, është shprehur ai.