E besuara e Putinit që mburrej se po kënaqet duke vrarë ukrainas, vritet gjatë një aksioni ushtarak – vetura e saj u hodh në erë

Në një sulm me raketa në Donbas ka humbur jetën rusja Olga “Kurs” Kachura, 52-vjeçe, komandante e një prej brigadave ruse që njiheshin me atë që shpesh lavdëroheshin sesi po kënaqen duke vrarë ukrainasit.

Sipas informacioneve zyrtare, ajo është zyrtarja e 97-të e lartë ushtarake dhe njëherit gruaja e dytë nga radhët e ushtrisë ruse, që ka humbur jetën gjatë luftimeve me ukrainasit.

Olga mbante gradën e nënkoloneles që u vra kur një raketë e ushtrisë ukrainase, goditi veturën e saj derisa po lëvizte në qytetin Horlivk në rajonin Donetsk të Ukrainës.

Njësia e saj kishte shtënë mbi civilët në rajonin e Donbasit, e Kachura lavdërohej nëpër intervista se është kënaqur duke vrarë ukrainas.

Kachura me prejardhje nga Ukraina, që punon në policinë e Horlivkut në rajonin që kontrollohet nga rusët nga 2014.

Në luftën e Ukrainës, ajo shërbeu në tri brigada të motorizuara të njohura si Berkut dhe komandoi me divizionin MLRS Grad në Horlivk. Nën komandën e saj ishin 140 ushtarë.

Mediat ukrainase raportojnë se ajo shpesh është maskuar si pjesëtare e forcave ukrainase dhe ka kryer krime për t’i diskredituar – thuhet në një raport të ushtrisë ukrainase.

“Kachura është fajtore për granatimin e qytetit Donbas dhe vdekjen e civilëve”, tha gazetari ukrainas Denis Kazanski.

Ndryshe gjyqi ukrainas vitin e kaluar e dënoi me 12 vite burgim, dhe i është konfiskuar prona për shkak të pjesëmarrjeve në grupe terroriste dhe organizata terroriste.

Putin i dha Kachuras medaljen e heroinës së Rusisë – nderi më i madh që Kremlini i bën dikujt për trimëri dhe heroizëm.

Ka qenë qytetare nderi e Gorlovkës, kurse i pari i qytetit Ivan Prihodko pas vdekjes së saj tha se Kachura ka qenë trimëreshë dhe grua e mençur, që i qëndroi besnike milicisë së DNR-së që nga formimi.

Ajo është varrosur me 13 korrik në qytetin e lindjes, Volgograd, qytet ky në jugperëndim të Rusisë.

Go to TOP