Dyshohet për një të plagosur me armë zjarri në Klinë

Policia ka njoftuar një person dyshohet se ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Klinë, ndërsa dy të tjerë nga mjetet e forta në mbrëmjen e së dielës. 

Policia ka theksuar se rasti ka ndodhur në fshatin Jashanicë. Sipas policisë, gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit është më e rënduar, teksa të tri viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor. 

“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, thuhet në njoftimin e policisë Gashi. 

Policia ka theksuar se i dyshuar është identifikuar, por që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.  Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.


Go to TOP