Dyshohet për falsifikim të dokumentit, arrestohet zyrtari në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj nën dyshimin për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Sipas Policisë së Kosovës rast ka ndodhur më 22 qershor të vitit të kaluar.
“Ferizaj 22.06.2023-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuarit mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar”,ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.